Telegrafi

Këta janë TV LED me 48 inç të cilët i kemi pritur të gjithë!

Ka kaluar koha kur një televizor LED kushtonte pothuajse sa një veturë. Tani, kostot e televizorëve më të mirë LED kanë rënë aq shumë sa secili prej nesh mund ta përballojë ta ketë një apo më shumë të tillë në shtëpi.

Para pak vitesh, një televizor “flat” ishte një simbol i statusit dhe i mirëqenies së një familje, ndërsa sot gjërat janë tërësisht ndryshe.

Madje, kjo vlen edhe në rastet kur ne duam ta blejmë një televizor të një marke botërore sikurse Samsung, që është lider global i pajisjeve të konsumit elektronik, dhe jo vetëm telefonave mobil.

Aktualisht në tregun tonë mund ta keni një televizor masiv të Samsung me 48 inç, për një çmim prej 485 eurove që është në ofertë në dyqanet e Gama Electronics, që është zbritur nga çmimi zyrtar prej 545 eurosh sa ka qenë më herët. Dhe natyrisht se këtë mundësi nuk do të dëshironit ta humbnim asnjëri prej nesh.

Natyrisht se për të gjithë ata që madhësia nuk ka shumë rëndësi, në treg ofrohen edhe opsione tjera të televizorëve LED me ekrane më të vogla, sikurse ato me 32” nga Samsung, çmimet e të cilit fillojnë prej 225 euro.

Ndërkaq, nëse dëshironi një markë tjetër e cila ofron çmime edhe më të mira, atëherë mund të zgjidhni modelin e lirë të televizorit LED nga Arielli me 32 inç, që tani kushton aq pak sa vetëm 149 euro.

Modelet e televizorëve me 32 inç janë opsione të përkryera për ata që duan një LED TV edhe në dhomën e gjumit, ose në dhomën e vogël të ndejës, ku distanca nga shikuesi nuk është shumë e madhe.