Telegrafi

Këta janë tre të arrestuarit që dyshohet se u përfshinë në vrasjen e vushtrriasit (Foto)

E hëna për vushtrriasit kishte gdhirë me një tragjedi të madhe, pasi Kujtim Meholli nga fshati Akrashticë ishte gjetur i vrarë në lumin Sitnica në periferi të Vushtrrisë.
Për vrasjen e tij policia kishte arrestuar dy persona po atë ditë, ndërsa të nesërmen kishte arrestuar edhe personin e tretë.

Veriu.info mëson se të arrestuarit që dyshohet se janë përfshirë në këtë vrasje janë Liburn Ajazaj nga Prizreni, Rejhane Xhakoli – Ajazaj nga Vushtrria dhe Qendrim Xhakoli nga Vushtrria.

Portali Veriu.info pas arrestimit të dy personave të parë kishte raportuar se ata janë burrë e grua. Pra, ata janë Liburn Ajazaj dhe Rejhane Xhakoli.

Ndërsa, Qendrim Xhakoli është vëllau i Rejhane Xhakolit, përkatësisht miku i Liburnit. Të tretë dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje.

Mësohet se Liburn Ajazaj është prind i një vajzë, të cilën e ka me gruan e parë, njëjtë sikurse Rejhane Xhakoli që është nënë e një vajze të cilën e ka me burrin e parë.

Kujtojmë se Kujtim Meholli kishte dalë nga shtëpia e tij të shtunën në mesnatë, pasi një telefonale të bërë nga dikush, e që dyshohet se është bërë nga njëri prej tre të akuzuarve, ndërsa nuk ishte kthyer më në shtëpinë e tij. Pas më shumë se 24 orëve, vëllau e kishte raportuar si të zhdukur Kujtim Mehollin në polici, i cili pastaj në mëngjes është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në lumin Sitnica.