Në aksidentin tragjik të rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi, nga gjashtë të mbijetuarit, tre janë futbollistë të Chapecoenses.
ALAN RUSCHEL
Ruschel, i cili është i martuar me gruan Alissen, u gjet në pjesët e aeroplanit që u rrëzua rrugës për në Medellin. 27-vjeçari iu bashkua Chapecoenses në formë huazimi njëvjeçar nga Internacionali.
Ai ka lindur në Taquara dhe kjo është hera e dytë që luan për Chapocoenses, pasi ka luajtur edhe në vitin 2013.
JACKSON RAGNAR FOLLMANN
Braziliani 24 vjeçar u shpëtua nga ekipet emergjencës menjëherë pas Ruschel, ndërsa thuhet se është në gjendje kritike, njofton Telegrafi.
Ai nuk ka luajtur ende për Chapecoenses. Portieri tjetër, Danilo u gjet i gjallë, mirëpo vdiq menjëherë nga plagët e marra.
ZAMPIER HERMITO HELIO NETO
Mbrojtësi 31-vjeçar ishte i fundit nga lojtarët që u shpëtua. Neto, i cili është i martuar me gruan Simone, ka kaluar dy sezone te klubi brazilian.
Ai ka luajtur për gjigantin brazilian, Santos, ndërmjet viteve 2013 dhe 2014. /Telegrafi/