Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
Tashmë kanë filluar edhe publikimi i listave me kandidatët të partive që kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Telegrafi ka siguruar listën e kandidatëve të AAK-së, ku kjo parti në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës do t’i ketë vetëm tetë deputetë.
Ulëse në Kuvend kanë siguruar: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Albena Reshitaj.
I paqartë mbetet numri 8 i deputetit të AAK-së, pasi që nuk dihet nëse kjo parti do ta fusë në listë edhe një femër apo do të mbesin vetëm me dy femra në Kuvend.
Në rast se AAK-së i duhet të plotësoj kuotën gjinore atëherë ulëse në Kuvend do të zërë, Meliza Haradinaj-Stublla, në rast se jo atëherë për herë të parë deputet do të jetë Shemsedin Dreshaj. /Telegrafi/
Më poshtë lista e plotë me vota e të gjithë kandidatëve të AAK-së: