Telegrafi Maqedoni më herët ka informuar për disa të rinjë nga Velesi që krijonin ueb faqe të rrejshme duke shkruar tekste pro kandidatit Republikan Donald Trump dhe duke bërë fushatë negative për kandidaten e Demokratëve Hillary Clinton për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Televizioni Channel 4 nga Britania e Madhe ka dërguar një ekip për të gjetur dy studentët që fituan para të majme në kuriz të kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Bëhet fjalë për një rrjet të organizuar të të rinjëve që deri tani nga ”fushata për Trump” kanë fituar hiq më pak se 200.000 dollarë amerikan. Në këtë rrjet kanë qenë të kyçur më shumë se 200 të rinj nga qyteti i vogël i Maqedonisë, Velesi dhe nga rrethina.
Channel 4 ka gjetur kryesorin e kësaj ”fushate” pro Trump i cili nuk ka dashur të komentoj konstatimet se ai ka ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.
Shkurt për Channel 4 ka thënë se e kanë bërë këtë për para xhepi dhe për qejf.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo ”fushatë” është vlerësuar si vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve dhe e kanë akuzuar Facebook-un për plasimin e këtyre lajmeve pro-Trump nga Velesi i Maqedonisë./Telegrafi/
Videon e emisionit mund ta gjeni KËTU!