Telegrafi

Këta janë të paprekshmit e Milanit

Milani ka dështuar sërish të futet në Ligën e Kampionëve dhe vetëm Kupa e Italisë i ka mbetur si opsion.

Pas shkarkimit të trajnerit serb, Sinisa Mihajlovic, Silvio Berlusconi ia ka besuar Milanin trajnerit të të rinjve Cristian Brocchit dhe ky i fundit ka siguruar fitoren e parë në përballjen kundër Sampdorias.

Edhe pse afati kalimtar duket larg, drejtuesit kuqezi kanë filluar të mëndojnë për listën e hyrjeve dhe daljeve.

De Siglio është i pari në listën e largimeve pasi Juventusi e ka marrë seriozisht transferimin e tij, ndërsa Milani po tenton të gjejë klube për Jose Maurin dhe Polin që hyjnë pak në planet e së ardhmes.

Ndërkohë, pas ardhjes së Brocchit, lista e largimeve është zgjeruar dhe me Hondan, Niangun, Luiz Adrianon dhe Menezin që do të bëjnë gati valixhet në fund të sezonit.

Bacca, Bertolaci dhe Romagnioli do të qëndrojnë te Milani pasi kanë treguar formë të mirë sezonale, ndërsa “MilanNeës.it” shkruan se bosi i Milanit nuk pranon asnjë ofertë për portierin talent, Gianluigi Donnarumma, pasi dëshiron ta ketë tek Milanit për 15 vitet e ardhshme.