Arsimi i lartë dhe tregu i punës viteve të fundit është ndërlidhur gjithnjë e më shumë. Sipas renditjes më të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë numrin më të lartë të universiteteve që kanë punësueshmërinë më të lartë të të diplomuarve, shkruan Telegrafi.
Instituti i Teknologjisë në Kaliforni është në pozitën e parë. Ky universitet është i njohur për procesin e pranimit të konkurrencës me të cilin pranohet një numër i vogël i studentëve të talentuar, gjithashtu është e njohur për mësimin shkencor dhe teknologjik. Universiteti i Harvardit është i pozicionuar në pozitë të dytë, pasuar nga Universiteti Kolumbia.
Universiteti i Kembrixhit, Universiteti Teknik i Mynihut dhe Universiteti i Tokios përbëjnë top dhjetëshen e që nuk janë amerikane.
Telegrafi iu sjell listën e plotë të universiteteve që kanë punësueshmërinë më të lartë të të diplomuarve.
1. Instituti i Teknologjisë në Kaliforni
2. Universiteti i Harvardit
3. Universiteti Kolumbia
4. Instituti i Masaçusës për Teknologji
5. Universiteti i Kembrixhit
6. Universiteti i Bostonit
7. Universiteti i Standofdit
8. Universiteti Teknik i Mynihut
9. Universiteti i Tokios
Universiteti i Jalës. /Telegrafi/