Site icon Telegrafi

Këta janë shtetet ku mund të kërkoni ndihmë mjekësore nëse udhëtoni jashtë Maqedonisë

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) njnofton se personat e siguruar gjatë pushimit vjetor mund të realizojnë të drejtën e tyre për sigurim shëndetësor jashtë territorit të vendit në 17 shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto shtete përfshihen Gjermania, Austria, Turqia, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Holanda, Luksemburgu, Belgjika, Franca, Italia, Sllovakia dhe Shqipëria.

Para udhëtimit, personat e siguruar duhet të paraqiten në FSSHM dhe të plotësojnë kërkesën PP1 për dhënie të një mostre dygjuhëshe për një nga vendet e përmendura.

Kërkesa duhet të ketë vërtetim të mjekut dhe mendim nga komisioni mjekësor i FSSHM-së.

Nëse kërkoni ndihmë mjekësore në vendet me të cilat Maqedonia nuk ka marrëveshje, atëherë fletpagesat fiskale dhe dokumentet mjekësore duhet të ruhen dhe të dorëzohen në FSSHM për t’u kompenzuar paratë./Telegraf

Exit mobile version