Cilët janë shkaktarët e kancerit sipas onkologëve kosovarë? A është rritur numri i pacientëve me kancer? Pse sipas onkologës Dafina Ademi-Islami duhani është njëri nga shkaktarët kryesor të kancerit?
Cilët janë llojet më të shpeshta të kancereve në vendin tonë? Onkologia Ademi- Islami në emision “Përballje” i cili u transmetua në RTV Dukagjini, ka theksuar se nuk ka shtim të numrit të personave me kancer, por ka përmirësim të rritjes së regjistrimit të pacientëve.
Sipas saj, llojet më të shpeshta të kacereve në Kosovë janë: kanceri i gjirit, kanceri i mushkërive, kanceri i zorrëve, kanceri i mitrës dhe kanceri i prostatës.
Sipas mjekëve, duhani prinë si njëri ndër faktorëve kryesor të kancerit, pastaj ushqimi jo i shëndetshëm. Faktorët ambientalë janë poashtu shkaktarë të kancerit./Telegrafi/