Janë publikuar fotografitë e pesë policëve të vrarë në tragjedinë e Dallasit.
Këto vrasje ndodhën në kuadër të një proteste të mbajtur për shkak të vrasjeve të dy personave me ngjyrë në Minesota dhe në Luiziana, transmeton Gazeta Express.
Policia ka konfirmuar se janë plagosur edhe disa civilë nga sulmet me snajper që u bënë nga disa persona që tashmë janë identifikuar si pjesëtar të grupit terrorist “Black Power”.