Gazeta ‘Utrinski Vesnik’ ka shpallur listën e personave që e vulosën vitin 2016 në Maqedoni, ku në mesin e tyre është edhe prokurorja speciale Fatime Fetai, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Katër tjerët, të përzgjedhurit e gazetës janë:
–Marko Çalasan, mjeshtri i Teknologjisë Informative që Maqedonisë i mbajti ligjerata për arrtije, duke mos marrë parasysh moshën.
–Nina Angelovska, ndërmarrëse dhe udhëheqëse e kompanisë për blerje online ”Grouper” që vlerësohet se ka bërë revolucion në e-tregëti.
–Ana Çolloviq-Leshoska, drejtoreshë e ”Ekosvest” që e pengoi ndërtimin e hidrocentralës ”Boshkov most” në parkun nacional ”Mavrova”
–Milan Andov, fotograf nga Maqedonia, që fascinoi Londrën me fotografitë e shkrepura në Maqedoni.
Përndryshe, vlerësimi ”Personaliteti i vitit 2016” nga Telegrafi Maqedoni i shkoi Fatime Fetait, duke u bazuar në interesimin e lexuesve dhe në numrin e leximeve të lajmeve që lidhen me Fetain dhe Prokurorinë Speciale Publike./Telegrafi/
Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU