Sipas disa portaleve maqedonase, rallë ministër i qeverivë të deritanishme të Maqedonisë ka lënë përshtypje të mirë me punën e tij, si edhe shumë prej tyre kanë qenë të kritikuar nga publiku dhe mediat për atë që kanë bërë ose nuk kanë bërë.
Përveç punës së tyre, një pjesë e ministrave janë analizuar edhe në aspekte tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më poshtë e keni një listë të ministrave të konsideruar si më të pashëm në qeveritë e Maqedonisë.
Ivo Ivanovski, ish-ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, tani është jashtë sferës politike.
Valon Saraçini, ish-ministër i Ekonomisë.
Damjan Mançevski, ministër i tanishëm i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Nikolla Todorov, ish-ministër i Shëndetësisë.
Bujar Osmani, ish-ministër i Shëndeteësisë, tani zv.kryeministër për çështje evropiane.
Jovan Manasievski, ish-ministër për Mbrojtje dhe për Punë dhe Politika Sociale.