Telegrafi

Këta janë mbiemrat më të popullarizuar në Evropë (Harta)

Linguisti çek, matematikani dhe artisti Jakub Marian ka bërë një hartë në të cilën ka shfaqur mbiemrat më të popullarizuar në vende të ndryshme të Evropës.

Dhe sipas asaj që ka nxjerrë linguisti çek, mbiemri Novak dhe Ivanov janë mbiemra që janë më të popullarizuar në nga tri shtete secili.

Sipas asaj që ka nxjerrë Marian, mbiemri Novak është i popullarizuar në tri shtete: Slloveni, Poloni dhe Çeki.

E mbiemri Ivanov është më i popullarizuar në Bullgari, Bjellorusi dhe Estoni, transmeton Telegrafi.

“Kam kaluar shumë orë në Google, duke u përpjekur për të gjetur të dhëna në gjuhët të cilat nuk i flas, sepse natyrisht nuk i flas të gjitha gjuhët që janë në hartë dhe kam përkthyer me ndihmën e një fjalori. Pikënisja ishte në Wikipedia, por shumë të dhëna nuk tregonin burimin ose janë thjesht të pasakta, kështu që unë jam gjithmonë në kërkim të burimit kryesor”, ka shpjeguar çeku.

Ai ka treguar edhe gjërat më interesante që ka hasur gjatë përpilimit të kësaj harte.

“Në Islandë sistemi është i tillë që mbiemri i fëmijës jepet në bazë të emrit të babait. Ky sistem ishte shumë popullor në vendet nordike disa shekuj më parë, e cila është arsyeja pse sot pothuajse të gjithë mbiemrat në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi në fund marrin përfundojnë me “son” ose “sen”, që domethënë “djali i”.

Siç edhe mund të shihet në hartë, sa i përket shqiptarëve, sipas çekut, mbiemri më i përdorur është Kelmendi. /Telegrafi/