Telegrafi

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Unitedit dhe Tottenhamit në Ligën e Evropës

Ka përfunduar faza e grupeve të Ligës së Evropës, ku Manchester United ka siguruar plasmanin tutje, ndërsa Tottenham vjen si vend i tretë nga Liga e Kampionëve.    

Manchester United dhe Tottenham Hotspur e shohin vetën në mesin e 32 skuadrave që do të vazhdojnë garën në Ligën e Evropës, teksa të hënën pritet ti mësojnë kundërshtarët e mundshëm, pasi edhe do të hidhet shorti, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, shorti pritet të jetë i komplikuar me futjen e skuadrave të Ligës së Kampionëve, pasi 32 skuadra do të ndahen në dy vazo.

Nga kjo, 12 fituesin e grupeve të Ligës së Evropës do të jenë së bashku me katër ekipet me të mira të vendeve të treta të Ligës së Kampionëve, ndërsa vazo tjetër do përbëhet nga 12 vendet e dyta të Ligës së Evropës dhe katër skuadrat tjera të Ligës së Kampionëve.

Ekziston edhe një rregull që palët nuk mund të përballen me dikë që kanë luajtur në fazën e grupeve, apo një ekip nga i njëjti vend.

Ndeshjet e para të fazës së dytë të Ligës së Evropës do të zhvillohen më 16 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit me 23 shkurt. /Telegrafi/

Kundërshtarët e mundshëm të Manchester United 

APOEL Nicosia, Saint-Etienne, Zenit Saint-Petersburg, Roma, Athletic Bilbao/Genk, Ajax, Shakhtar Donetsk, Schalke, Fiorentina, Sparta Prague, Osmanlispor, Lyon, Besiktas, Copenhagen.

Kundërshtarët e mundshëm të Tottenhamit 

Olympiakos, Anderlecht, AZ Alkmaar, Astra Giurgiu, Athletic Bilbao/Genk, Celta Vigo, Gent, Krasnodar, PAOK, Hapoel Be’er-Sheva, Villarreal, Rostov, Ludogorets, Borussia Monchengladbach, Legia Warsaw. /Telegrafi/