Telegrafi

Këta janë kundërshtarët e Feronikelit në Ligën e Kampionëve

Feronikeli javë më parë është shpallur kampion dhe me këtë rast ka fituar të drejtën që prezantoj Kosovën në Ligën e Kampionëve.

Tashmë, janë janë bërë të ditura edhe vazot e fazës kualifikuese të ligës elitare për klube.

Drenasit në kuadër të rrethit të parë kualifikues të kësaj gare mund të ndeshen me skuadra nga Malta, Gjibraltari, Latvia, Armenia dhe Uellsi.

Në këtë grup gjenden edhe skuadrat e tilla si Torshavn (Ishujt Faroe), Liepaja (Latvia), Santa Coloma (Andorra), Tre Penne (San Marino), Flora Tallinn (Estonia), Alashkert (Armenia), Valletta (Malta), Lincoln Red Imps (Gjibraltar) dhe The New Saints (Uells).