Site icon Telegrafi

Këta janë krijuesit e këngës së momentit nga Geasy dhe Majk (Video)

Kënga e pëlqyer e momentit, ajo nga Geasy dhe Majk, e titulluar “Ajo” ka prapa vetes shumë njerëz.

Prapa “Ajo” kanë qëndruar shumë njerëz, teksa projekti ka një vit që është finalizuar e ka marrë kohë të perfeksionohet, mësojnë burimet e Telegrafit.

Kështu, pos Getit dhe Majk që realizuan tekstin dhe vijën melodike të këngës, instrumentali mban firmën e dy producentëve shumë të talentuar krijues të shumë hiteve, Nurteelit dhe Granit Gashit, nga Massive Production.

“Ajo” është realizimi i radhës i suksesshëm nga dyshja, pasi së fundmi realizuan edhe hitin e Norës “Sa t’kom Dasht”, dhe shumë këngë të suksesshme nga 2Ton dhe Blero.

Pos tyre në instrumental ka kontribouar edhe vëllai i Getoar Selimit, LiBeats, i cili po ashtu mban firmën e tij në shumë hite të vitit të fundit, andaj edhe suksesi te “Ajo” ishte i padiskutueshëm.

Projekti “Ajo” ka afro një milion klikime për 1 ditë dhe po dëgjohet ku do. /Telegrafi/

Exit mobile version