Telegrafi

Këta janë kandidatët për ‘Këpucën e Artë’ në EURO 2016 (Foto)

Pesë lojtarë kanë arritur të shënojnë nga dy herë në dy ndeshjet e para duke e bërë interesante sfidën që tani për ‘Këpucën e Artë’.

Duke filluar nga Grupi A, në këtë grup kemi dy futbollistë që kanë nga dy gola.

Dimitri Payet i Francës ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para. Ai shënoi golin e fitores kundër Rumanisë, ndërsa shënoi edhe një gol kundër Shqipërisë.

Lojtar tjetër që ka shënuar dy herë është edhe Bogdan Stancu i Rumanisë. Sulmuesi rumun ka shënuar dy penallti në dy ndeshje, kundër Francës dhe Zvicrës.

Pastaj me dy gola vjen edhe Gareth Bale. Uellsiani ka shënuar dy herë nga goditja e dënimit.

Alvaro Morata i Spanjës shpërtheu në ndeshjen kundër Turqisë duke shënuar dy herë.

I fundi që iu bashkëngjitë kësaj liste është sulmuesi belg, Romelo Lukaku. Ai shënoi kundër Irlandës.

Lojtarë si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Thomas Muller e Harry Kane ende nuk kanë gjetur rrugën e golit. /Telegrafi/