Telegrafi

Këta janë kandidatët për Avokat të Popullit

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës është mbajtur intervistimi i kandidatëve për pozitën e Avokatit të Popullit (Ombuspersoni).

Sipas burimeve të Telegrafit kandidatët që e kanë kaluar me sukses këtë intervistë janë: Naim Çelaj, Edona Hajrullahu dhe Xhavit Shala, ndërkaq me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të përcaktohet se cili nga tre kandidatët do të zgjidhet Avokati i Popullit.

“Tash pritet që një ka tre kandidatët e suksesshëm të zgjidhet me vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në momentin kur të mblidhet kryesia dhe të vendos për një seancë të radhës, për ta futur në rendin e ditës edhe këtë pikë”, ka thënë burimet e Telegrafit.

Ndryshe, Avokatit të Popullit Hilmi Jasharit, i cili ishte zgjedhur në këtë pozitë për një mandat pesë vjeçar do t’i përfundojë ky mandat më 2 korrik të këtij viti. /Telegrafi/