Disa nga deputetët identifikues të partive në koalicionin më të madh parazgjedhor, PDK-AAK-Nisma, që kandiduan edhe për një mandat, nuk kanë arritur t’i marrin votat për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Nga PDK-ja, nuk ka arritur të bëhet deputet edhe për një mandat, Nait Hasani, Rafet Rama, Bislim Zogaj, Fadil Beka, Hajredin Kuçi, Naim Fetahu, Selvie Halimi, Shaip Muja, Edita Tahiri.
Ndërsa nga AAK-ja, nuk arritën të bëhen deputet Bali Muharremaj, Ali Berisha, Lah Ibrahimaj.
Nga Nisma nuk arritën të bëhen deputet edhe për një mandat si deputetët Valdete Bajrami-Dushica, Enver Hoti.