Telegrafi

Këta janë gjyqtarët e gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve

Damir Skomina do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kthimit mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshja e shtata që do të ndajë drejtësi në një ndeshje të Real Madridit.

Gjyqtari slloven më herët ka ndarë drejtësinë në gjashtë ndeshje të Real Madridit.

Los Blancos ka bilanc pozitiv prej katër fitoreve duke përfshirë edhe kundër Cityt (3-2) dhe humbjeve.

Ndërsa në takimin e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Atletico Madridit, gjyqtar kryesor do të jetë turku, Cuneyt Cakir. /Telegrafi/

Sezoni 2014/15: Real Madrid 3-4 Schalke
Sezoni 2013/14: B. Dortmund 2-0 Real Madrid
Sezoni 2013/14: Real Madrid 5-1 Basel
Sezoni 2012/13: Real Madrid 3-2 Manchester City
Sezoni 2010/11: Real Madrid 3-0 Lyon
Sezoni 2010/11: Real Madrid 2-0 Ajax

Cuneyt Cakir