Site icon Telegrafi

Këta janë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, non grata në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar listën e zezë me emra të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të cilët janë shpallur “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në listën e zezë të gjyqtarëve që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI-ja, shkruan Dita. ILDKP rezulton se ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë dhe dy prokurorë të akuzuar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Emrat e gjyqtarëve të shpallur “non grata” në SHBA

23 prill 2014 – Gjin Gjoni – gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

26 shtator 2014 – Ardian Kalia, gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë

29 shtator 2014 – Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë

12 nëntor 2014 – Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015 – Tomorr Kullolli, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015 – Besnik Qira, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

8 qershor 2015 – Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë

8 qershor 2015 – Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

8 qershor 2015 – Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

9 korrik të 2015 – Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

9 korrik të 2015 – Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

2 nëntor 2015 – Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Emrat e prokurorëve të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara

12 nëntor 2014 – Petref Asllani, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan

1 mars 2014 – Bardhok Lleshi, me funksion prokuror.

Exit mobile version