Drejtuesit e Cineplexx-it kanë zbuluar se filmi kosovar i propozuar për Oscar, “Home sweet Home”, do të jetë filmi i pari që do të shfaqet në hapjen e Cineplexx Kosova.
Kinemaja e parë me gjashtë salla dhe teknologjinë më të lartë në Kosovë, adhuruesit e filmit do t’i mirëpres më datën 30 nëntor në ora 21:00, kur edhe do të shfaqet edhe filmi i parë.
Ndërkaq, është bërë e ditur edhe orari i shfaqjes së gjashtë filmave të tjerë, të cilët janë shfaqur edhe nëpër kinematë botërore, transmeton Telegrafi.
Në njoftimin e bërë prej Cineplexx-it përmes llogarisë zyrtare në Facebook, çmimet e biletave do të jenë standarde ndërsa rezervimet nuk mund të bëhen.
“Adhurues të filmave, kemi një lajm të mirë për ju. Kinemaja do të hapet me 30 nëntor në ora 21:00 dhe këta janë filmat e parë që do t’i shfaqim në 6 sallat tona. Çmimet e biletave do të jenë standarde siç i kemi postuar më herët, ndërsa rezervime nuk mund të bëhen. Prej ores 21:00 do te hapen dyert dhe deri ne ora 22:00 mund t’i blini biletat, ndërsa prej 22:00 deri ne 23:00 do te fillojne programet e filmave”, shkruan në njoftimin e Cineplexx-it.
Më poshtë gjenden gjashtë filmat hollivudian që do të shfaqen në kinemanë Cineplexx. /Telegrafi/