Riyad Mahrez është futbollisti që ka bërë më shumë driblime gjatë sezonit të fundit në kampionatin anglez.
Mesfushori i Leicester Cityt ka arritur të lë mbrapa shumë emra të mëdhenj duke kompletuar gjithsej 131 driblime në sezonin 2015/16 të Ligës Premier.
Pas Mahrezit, renditet i padëshiruari i Manchester United, Wilfried Zaha, i cili ka kompletuar 127 driblime.
Në vendin e tretë gjendet mesfushori me tipare sulmuese i Evertonit, Ross Barkley, i cili ka bërë 115 driblime në sezonin e fundit.
Listën e përmbyll sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez që ka dribluar në 101 raste. /Telegrafi/
Dribluesit më të mirë të sezonit 2015/16 në Ligën Premier:
Riyad Mahrez – 131 driblime
Wilfried Zaha – 127 driblime
Ross Barkley – 115 driblime
Alexis Sanchez – 101 driblime