Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni ka ndarë çmimet për konkursin e hapur ”ueb faqja më e mirë për nxënësit” dhe në këtë garë kanë garuar shkolla të mesme dhe shkolla fillore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shkolla fillore ”Malina Popinova” nga Koçani e ka marrë çmimin e parë në kategorinë e shkollave fillore, ndërsa për kategorinë e shkollave të mesme është zgjedhur ”Zdravko Cvetkovski” nga Shkup.
Çmimet i ka ndarë zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski./Telegrafi/