Studiuesi i folklorit maqedonas Marko Kitevski, oboistja Gordana Josifova-Nedellkovska, skulptori Zharko Bashevski, poetesha dhe përkthyesja Vesna Acevska-Stojçevska dhe kritikja e teatrit Liljana Mazova sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e kanë marrë çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për realizime shumëvjeçare në fushën e kulturës dhe arsimit.
Mirënjohjet ua dorëzoi Vllado Kambovski, kryetar i Këshillit për ndarje të këtij çmimi për vitin 2016, shkruan Koha.mk. Në fjalim ai u përqendrua në trashëgimin që e ka lënë Shën Klimenti në shekullin e nëntë, të cilët e kanë vazhduar iluministët, rilindasit, duke i përmendur edhe Millandinovcin, Racinin dhe Koneskin. Në emër të pesë fituesve të sivjetshëm u falënderua folkloristi Marko Kitevski, i cili theksoi se që të merret ky çmim është nder i madh dhe mirënjohje, për shkak se e mban emrin e mbrojtësit të popullit maqedonas shenjëtorit Kliment./Telegrafi/