Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të muzikës evropiane, Eurovision.
Në natën e parë të festivalit evropian u performuan 18 këngë, ku dhjetë prej tyre siguruan një vend në natën finale.
Në natën e dytë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte do të paraqitet edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Eneda Tarifa me këngën “Fairytale”, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se Britania e Madhe, Spanja, Franca, Italia, Gjermania dhe shteti nikoqir, Suedia, shkojnë drejtpërdrejtë në finale.
Më poshtë mund t’i dëgjoni këngët finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision. /Telegrafi/
Rusia
Azerbajxhan
Armenia
Malta
Holanda
Republika Çeke
Hungaria
Kroacia
Austria
Çipro