Britanikja “The Independent” ka publikuar hartën e emrave dominues për djem dhe vajza në vendet evropiane.
Në këtë hartë përfshihet edhe Shqipëria, ku Noel është emri i preferuar për djemtë e lindur në vitet e fundit dhe Amelia është emri më i përzgjedhur për vajzat.
Emri Sofia dhe variante të tij si Sofija dhe Zofija është emri më i përhapur për vajzat në Evropën Lindore, ndërsa Ema është më popullor në Perëndim.
Sa u takon djemve emri Maksim dhe Maxim është më i përhapur në lindje të Evropës, Jakub, Luka dhe Lucas dominojnë në Evropën Qendrore, ndërsa në vendet Skandinave William është më i përhapur, transmeton tch.
Harta e emrave më të përhapur është ndërtuar në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet e vendeve përkatëse.