Telegrafi

Këta janë emrat e rinj të agjencive të kundërzbulimit në Maqedoni sipas mediave

Llazar Vellkovski është drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike (BSP), kurse Goran Nikollovski është drejtor i ri i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Vellkovski ka qenë pjesë e kabinetit Nuhiu dhe Spasovski. Ai ka punuar në agjencinë për kundërzbulim, pastaj është kthyer në MPB. Ky lajm bëhet i ditur nga Tv Telma./Telegrafi/