Site icon Telegrafi

Këta janë emrat e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.

Deputeti i PSD-së Visar Ymeri, ka lexuar emrat që janë propozuar të jenë pjesë e delegacionit shtetëror për dialog-im.

Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj pritet të jenë kryesues të këtij delegacioni.

Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.

Lexo po ashtu Pas votimit të rezolutës, Sejdiu fton LDK-në dhe Vetëvendosjen që të bëhen pjesë e dialogut

Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka akuzuar koalicionin qeverisës dhe PSD-në se e kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për shqyrtimin e Draft-rezolutës së PSD-së tinëzisht për të legjitimuar tradhtinë, raporton Telegrafi.

Exit mobile version