Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël, kanë humbur jetën dy të rinj.
Sipas policisë, dyshohet se një kamion i “Bechtel-Enka”, gjatë kyçjes në rrugë nuk i ka marrë masat e sigurisë dhe me këtë rast ka ardhur deri te aksidenti tragjik.
‘Indeksonline’ ka mësuar se viktimat janë, Gazmend Gashi dhe Samir Elshani nga fshati Nagavc i Komunës së Rahovecit.
Po ashtu ‘Indeksonline’ ka arritur që të sigurojë edhe fotografitë e dy viktimave të këtij aksidenti.