Telegrafi

Këta janë disa nga emrat e propozuar për deputetë nga PDK-ja e Podujevës

Dega e PDK-së në Podujevë ka propozuar disa nga emrat për kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetari i Degës Muhamet Latifi është në mesin e të propozuarve, pastaj i sapoaderuari në këtë parti, ish komandanti i FSK-së Kadri Kastrati, Bajram Zejnullahu, Naim Fetahu, Ismet Abdullahu, etj.

I mbetet Kryesisë së Partisë që të vendosë për ndonjërin nga emrat e propozuar nga dega.

Në listë nuk janë emrat e ish-deputetëve Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi pasi që ata janë dënuar për krime lufte dhe pavarësisht se kanë vuajtur dënimin ligji nuk ua lejon që të garojnë për deputetë./KosovaPress/