Telegrafi

Këta janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së të votuar sot për mandat katërvjeçar

Ka përfunduar kuvendi zgjedhor i FFK-së për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Në këtë kuvend, i cili kaloi me shumë tensione, u votuan anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.

Gjithashtu në këtë kuvend të pranishëm ishin edhe të dërguarit e UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe përfaqësues nga Federata Shqiptar e Futbollit, si dhe përfaqësues të MKRS-së.

Oliver Junk i dërguari nga FIFA, tha se FIFA së bashku me UEFA-n gjithmonë është në dispozicion për të mbështetur shtetet anëtare të tyre, përfshirë edhe Kosovën.

Situata u tensionua në momentin kur kryetari i FFK-së Agim Ademi mori fjalën dhe kërkoi votëbesimin nga delegatët e pranishëm gjë që u kundërshtua fuqishëm nga Tahir Batatina dhe Abedin Zeka.

“Opozita” në krye me Tahir Batatinën dhe Abedin Zekën më pas lëshuan sallën, dhe kuvendi arriti që me 37 vota ‘pro’ të votojë anëtarët e komitetit ekzekutiv të FFK-së edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.

Kujtomë që anëtarët e KE të FFK-së që u votuan sot janë: Bakir Burri, Agim Dibrani, Predrag Joviq, Xhelal Broja, Mirsad Qollaku, Naser Ajeti, Iljaz Mjaku, Vjollca Krasniqi, Flamur Bunjaku, Ismajl Ajeti dhe Agim Nura. /KP/