Telegrafi

Këta janë ambasadorët e Kosovës të liruar nga detyra

Nënshkrimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që tetë ambasadorë dhe konsuj të lirohen nga kjo detyrë nëpër shtetet përkatëse, ku e kanë përfaqësuar vendin.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj.

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimet për lirimin nga pozita të këtyre ambasadorëve, në të cilat thuhet se arsyeja e largimit nga këto pozita është skadimi i mandatit të tyre.

Ambasadorët dhe knsujt e liruar nga detyra, janë: Valdet Sadiku (Serbi); Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari).