Në Republikën e Mordovisë në Rusi, fëmijët vuajnë dënimet edhe pse nuk kanë kryer kurrfarë krimi.
Ata kanë lindur në burgje, kurse nënat e tyre janë dënuar për vjedhje, shpërndarje droge apo vrasje, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka rëndësi nëse ato mund të jenë hajdute apo vrasëse, për fëmijët e tyre janë njerëzit më të mirë në botë”, thotë një e burgosur.
Të burgosurat mund t’i shohin fëmijët e tyre vetëm dy orë në ditë.
Por momenti me prekës në videon e postuar më poshtë, është kur e burgosura Marina e mbanë në duar foshnjën e saj të cilës ia puth dorën.
Megjithatë, nëse ndonjëra prej shfaq sjellje të mira, asaj i lejohet që të jetojë në një dhomë të veçantë me fëmijën e vetë.
“Nuk duhet të harrojmë arsyen pse kanë përfunduar këto gra në burg. Ato e kanë më të lehtë të dehen sesa të kujdesen për fëmijët e tyre”, thotë një nga nëpunëset e burgut.
E burgosura tjetër Natalia thotë se do të dëshironte të jetonte në një dhomë të veçantë me fëmijën e vetë deri në kryerjen e dënimit. /Telegrafi/