Site icon Telegrafi

Këta dy njerëz e mundësuan udhëtimin e Vokrrit në Meksikë (Foto)

Kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri ka pasur shumë probleme për të marrë pjesë në kongresin e FIFA-s në Meksikë.

Deri tek problemet ka ardhur pasi shteti meksikan nuk e ka njohur Kosovën, ndërsa është dashur intervenim i lartë për t’iu lejuar hyrja atij.

Ka qenë kryetari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i Meksikës që ia kanë mundësuar hyrjen në shtetin amerikano latin Vokrrit.

““Kemi pasur probleme ligjore për pjesëmarrjen në kongresin e FIFA-s në Meksikë. Vokrri ka shkuar atje me një lloj garancioni, pas intervenimit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino te krerët e shtetit meksikan”, deklaroi Eroll Salihu për televizionin publik. /Telegrafi/

Exit mobile version