Toni Kroos, mesfushori që i dha fund periudhës së tij të suksesshme dhjetëvjeçare në Real Madrid me fitoren e gjashtë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe që do të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të Euro 2024.
Mesfushori i njohur shihet si lider te Gjermania në Euro 2024, ndërsa në konferencë për shtyp u pyet për Florian Wirtz dhe Jamal Musiala.
Atij iu kërkua një krahasim i tyre i mundshëm, sipas moshës, me yllin e Real Madridit, Jude Bellingham.
” Nëse Musiala dhe Wirtz mund të luajnë për Real Madridin? Unë mendoj se ka pak kufizime për të dy. Ata duhet të qëndrojnë të shëndetshëm, të vazhdojnë të dëshirojnë të fitojnë me çdo kusht dhe të jenë të qëndrueshëm për të qenë në gjendje të luajnë në maja”.
“Por në terma të cilësisë dhe qëndrimit, unë mendoj se ata të dy janë të aftë të luajnë kudo”, ka thënë Kroos.
Gjermania mikpritëse është në grup me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën. /Telegrafi/