Telegrafi

Këta dy emra të njohur morën pjesë në dasmën e Mehmet Kosovës (Foto)

Kenan Imirzalioglu apo siç njihet te ne me emrat “Mehmet Kosova dhe Ezel”, zgjodhi ditën e shtune të 14 majit për t’u martuar me modelen 28-vjeçare Sinem Kobal, me të cilën ishte i fejuar që nga fundi i vitit të kaluar.

Ceremonia e martesës u organizua në një ambient të hapur, në praninë e të afërmve dhe miqve të ngushtë të çiftit.

Dasma po cilësohet si “dasma e vitit”, ku në mesin e shumë të ftuarve ishin edhe aktorë me emra të njohur. Normalisht në një ngjarje si kjo s’ka si të mos mungojnë kolegët e aktrimit.

Të ftuarit special të aktorit të njohur turk, ishin Berguzar Korel (Sheherzade), Kivanc Tatlitug (Mehmeti) me bashkëshorten Basar Dizer, Cansu Dere (Ejshani), Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen (Bali Bej dhe e dashura) , si dhe kolegu i tij nga seriali “Ezel”, Ali.

Ju sjellim fotot të cilat janë bërë gjatë ceremonisë së dasmës së çiftit Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal.