Nuk është për t’u habitur që interneti është i mbushur me kopje të pothuajse çdo automjeti Ferrari që ekziston.
Disa janë më të mirë se të tjerët, por një video e kohëve të fundit tregon një kopje Ferrari 488 GTB, e cila vë një buzëqeshje në fytyrën e banorëve lokalë në Vietnam ndërsa transportojnë shalqinj për shitje.
Videoja tregon dy miq të cilët nuk kanë sukses në shitjen e fryteve të punës së tyre duke përdorur mjete tradicionale.
Pas një diskutimi, ata vendosin që Ferrari do të ishte një karrocë e shkëlqyeshme për të transportuar shalqinjtë dhe për të tërhequr klientë të uritur.
Së bashku me sjelljen e të ardhurave, është e qartë që makina gjithashtu sjell buzëqeshje për çdo person që kalon, transmeton Telegrafi.
Ndërsa është mjaft e qartë se kjo nuk është një Ferrari e vërtetë, është padyshim një nga kopjet më mbresëlënëse që kemi parë. /Telegrafi/