Site icon Telegrafi

Kessie i shtohet listës së lëndimeve te Barcelona

(Foto: Instagram/franckkessie)

Lajmet për të lënduarit nuk po përmirësohen te Barcelona. Listës i është bashkuar edhe Franck Kessie, i cili do të mungojë së bashku me disa emra të tjerë të rëndësishëm.

Xavi Hernandez po përballet me një kokëçarje në javët e fundit lidhur me futbollistët e lënduar dhe situata nuk po përmirësohet.

Mesfushori Kessie është emri më i ri që i është shtuar listës, pasi u lëndua në stërvitjet e ditës së mërkurë.

(Foto: Instagram/franckkessie)

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se 25-vjeçari e ka lënduar një muskul të kofshës së djathtë dhe akoma nuk dihet kohëzgjatja e saktë e mungesës.

Para njoftimit për futbollistin nga Bregu i Fildishtë, u bë e ditur se edhe Andreas Christensen do të mungojë për një kohë të pacaktuar.

Ndërkaq, futbollistët tjerë që nuk mund të luajnë aktualisht janë: Ronald Araujo, Jules Kounde, Hector Bellerin, Frenkie de Jong e Memphis Depay. /Telegrafi/

Exit mobile version