Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, ka folur pas fitores ndaj Crotones për mikrofonat e Premium Sport.
Ish-lojtari i Atalantas ka thënë se objektivi i skuadrës është një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Në fillim ishte e komplikuar, pas golit ishte më e lehtë”.
“Ai që gjuan i gjuan penalltitë te Milani, trajneri më ka thënë. Objektivi ynë i parë është të përfundojmë në top katërshe”, ka thënë Kessie.
Dy golat tjerë u shënuan nga Suso dhe Patrick Cutrone. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gcPb5XEdYFQ