Site icon Telegrafi

Kessie nuk fshehët: Milani e do titullin e kampion

Franck Kessie është një nga pikat më të ndritura të Milanit këtë sezon, ku skuadra që ai luan po udhëheq Serie A.

Kuqezinjtë kanë një epërsi prej tre pikësh ndaj Interit në krye të tabelës së Serie A.

Lojtari ka dhënë një intervistë për mediat italiane paqara ndeshjes me Cagliar, ku fillimisht ka falënderuar trajnerin Stefano Pioli.

“Ai na mori mënjanë dhe filloi të na fliste për të na shpjeguar se çfarë donte nga ne. Grupi filloi të punonte me idetë e tij dhe tani ne vazhdojmë ta bëjmë këtë ditë pas dite”.

“Që atëherë ne kemi ndryshuar fytyrën tonë. Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Tani është Cagliari, nuk mendojmë për asgjë tjetër”, ka thënë ai.

Një mentalitet që i ka rritur shumë kuqezinjtë, aq sa tifozët madje kanë filluar të ëndërrojnë për titullin, ku edhe Kessie nuk fshehët.

“Mendoj se, nëse do të kishim publikun, veçanërisht në “San Siro”, do të ishte shumë më mirë, sepse do të na jepte një shtysë të madhe. Mbase do të kishim rezultate më të mira.

“Titulli tabu? Pse duhet të jetë? Ne jemi Milani, historia flet për ne. Një klub si Milani nuk mund të ndihet jokomod nëse flitet për titullin”, deklaroi mesfushori.

Analistët dhe tifozët nuk e shohin Milanin si kandidatin më serioz, por sipas Kessit kjo e motivon.

“Kemi një faleminderit për të gjitha ata që mendojnë kështu, sepse këto argumente dhe parashikime nuk bëjnë asgjë tjetër veçse na motivojnë më shumë çdo ditë. Ato janë vitaminat tona”, e ka mbyllur Kessie intervistën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version