Telegrafi

Kessie mëson të ardhmen e tij përmes një telefonate nga Xavi

Franck Kessie është gati të largohet nga Barcelona këtë verë, sipas asaj që raporton Gerard Romero.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka marrë këtë vendim pas një telefonate të gjatë me Xavin.

Deri atëherë, Kessie refuzoi të ndahej me klubin ku iu bashkua vetëm një vit më parë.

Lexo po ashtu Ylli i madh po largohet nga Barcelona

Mesfushori u paraqit në gjithsej 43 ndeshje, mesatarisht 41 minuta sezonin e kaluar, zakonisht duke ardhur nga bankina.

Barcelona shpreson të marrë të paktën 30 milionë euro për lojtarin, i cili tërheq interes serioz nga Arabia Saudite, dhe Al Ahli në veçanti.

Ka interesim edhe nga klubet evropiane, andaj mbetet të shihet se ku do të luajë mesfushori sezonin e ri. /Telegrafi/