Telegrafi

Kessie i ka marrë seriozisht stërvitjet te Barcelona, aq sa shkaktoi ndërhyrje brutale në Ansu Fatin

Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Franck Kessie, nuk ka humbur kohë duke për të treguar vetën në stërvitje, pasi doli triumfues në një duel të ashopër me Ansu Fatin.

Pasi siguroi një marrëveshje katërvjeçare dhe më në fund u regjistrua, mesfushori i Bregut të Fildishtë bëri debutimin e tij në miqësoren e parë kundër Olot dhe iu bashkua Barçës në turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Blaugranët nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e tyre të parë në Amerikë, por Kessie e ka marrë shumë seriozisht stërvitjen.

Në një klip që po bën xhiro në rrjetet sociale, skuadra e tij humbi posedimin dhe topi u pranua prej Fatit nga Frenkie de Jong.

Numri 10 i Barçës ka luftuar me lëndime kohët e fundit dhe ju do të mendonit se disa nga lojtarët do ta kishin të lehtë me yllin e tyre në stërvitje.

Megjithatë, Kessie qartë se nuk u shqetësua nëse Fati ishte i lënduar apo jo, ai realizoi një ndërhyrje brutale, për ta fituar duelin. /Telegrafi/

https://twitter.com/kshitijshah23/status/1549310419222904832?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1549310419222904832%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fbarcelona-franck-kessie-ansu-fati-training-video-20220719