Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, ka kritikuar filozofinë e Vincenzo Montellas.
Ish-ylli i Atalantas tha se me Genaro Gattuson është çdo gjë më ndryshe dhe se ka një atmosferë të punë.
“Gattuso po na bënë të punojmë shumë, posaçërisht në taktika. Me Montellan kemi bërë shumë pak punë në stërvitje, por me Gattuson mund të shikojmë rezultatet në fushë”, ka thënë Kessie për Mediaset Premium.
“Në zhveshtore atmosfera është ashtu siç ishte gjithmonë, dallimi është se ne punojmë shumë. Jemi si familje këtu dhe rezultatet po vijnë”.
Milani tani janë në vendin e gjashtë në Serie A, ndërsa në Ligën e Evropës do të përballën me Arsenalin, kurse në Kupën e Italisë në gjysmëfinale të Lazios.
“Tani të jemi të fokusuar për ndeshjen ndaj Lazios, pastaj do të mendojmë për tjerat. Hap pas hapi”, ka shtuar Kessie.
Sevilla e Montellas këtë javë është mundur nga Atletico Madridi me rezultat 5-2 në La Liga.
Milani tani ka 12 ndeshje pa humbje në të gjitha garat. /Telegrafi/