Telegrafi

Kessie flet për zënkën me Biglian, e pranon se gaboi dhe kërkon falje

Lucas Biglia dhe Franck Kessies filluan një zënkë në bankën rezervë pasi ky i fundi u zëvendësua në minutën e 69-të.

Por, menjëherë pas ndeshjes ish-mesfushori i Atalnatas dhe bashku me atë argjentinas kanë folur për media duke qartësuar çdo gjë.

“Situata ishte adrenalinë nga ndeshja, isha i nervozuar me zëvendësimin dhe doja të bëja më shumë. U shfryva në Lucasin dhe ishte një gabim, i kërkova falje më vonë”.

“Ai është më i vjetër se unë dhe duhet të mësoj nga ai. Më vjen keq”, ka thënë Kessie për Sky Sport Italia.

“Ky është futbolli. Kemi humbur, por herën tjetër do të fitojë. Tani do e lëmë këtë ndeshje prapa shpine dhe do të shikojmë për tre pikët e radhës”, shtoi mesfushori i Bregut të Fildishtë.

Ndeshja e ardhshme e Milanit ishte ndaj Sampdorias. /Telegrafi/