Franck Kessie i pëlqen krahasimet me trajnerin e tij Gennaro Gattuso, teksa thotë se do të donte të bënte vetëm sa gjysma e asaj që trajneri i Milanit arriti në karrierën e tij.
Rossonerët luajtën gjatë mesditës së të shtunës ndaj Crotones, ku fituan me rezultat minimal 1-0.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë e shfrytëzoi këtë ndeshje për të folur për krahasimet që i janë bërë me trajnerin e tij Gattuso.
Kessie ka thënë se i pëlqejnë shumë këto krahasime, por do të ishte i kënaqur të arrinte në karrierë vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur trajneri i tij.
“Unë jam ende i ri dhe e kuptoj se kam shumë për të mësuar”, ka thënë fillimisht Kessi për Milan TV dhe Sky Sport Italia.
“Gattuso ishte një kampion i madh. Do të doja të bëja vetëm sa gjysma e asaj që arriti ai në karrierën e tij”.
“Ne morëm tri pikë ndaj Crotones dhe duhet të mos jemi të hutuar nga pushimi i ardhshëm”.
“Ne kishim dy ditë pushim për t’u përgatitur dhe për t’u ndier në formë të mirë fizikisht “, përfundoi mesfushori nga Bregu i Fildishtë. /Telegrafi/