Telegrafi

Kessie dhe Bakayoko i shpëtojnë dënimit, por jo Igli Tare

Kessie e Bakayoko. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko i kanë shpëtuar dënimit pasi që në fund të ndeshjes ata morën fanellën e Francesco Acerbit dhe e valëvitën në fitoren  1-0 të Milanit ndaj Lazio.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina kishte kërkuar që Kessie dhe Bakayoko të dënohen për sjellje të ‘mungesës së respektit’.

Të martën janë konfirmuar edhe dënimet për këtë javë, ku dyshja i ka shpëtuar suspendimit.

Kessie . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Kessie është dënuar me 10 mijë euro për tollovinë pas ndeshjes. Së bashku me të njëjtë e kanë pësuar edhe Andrea Bertolacci, Mateo Musacchio, Luiz Felipe dhe Patric.

Edhe Lucas Leiva është dënuar me 10,000 euro.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është dënuar deri më 30 prill për deklaratat pas ndeshje.

Simone Zaza u dënua me dy ndeshje për fyerje nga gjyqtarit.  /Telegrafi/