Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko i kanë shpëtuar dënimit pasi që në fund të ndeshjes ata morën fanellën e Francesco Acerbit dhe e valëvitën në fitoren 1-0 të Milanit ndaj Lazio.
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina kishte kërkuar që Kessie dhe Bakayoko të dënohen për sjellje të ‘mungesës së respektit’.
Të martën janë konfirmuar edhe dënimet për këtë javë, ku dyshja i ka shpëtuar suspendimit.
Kessie është dënuar me 10 mijë euro për tollovinë pas ndeshjes. Së bashku me të njëjtë e kanë pësuar edhe Andrea Bertolacci, Mateo Musacchio, Luiz Felipe dhe Patric.
Edhe Lucas Leiva është dënuar me 10,000 euro.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është dënuar deri më 30 prill për deklaratat pas ndeshje.
Simone Zaza u dënua me dy ndeshje për fyerje nga gjyqtarit. /Telegrafi/