Dyshja e Milanit, Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko thuhet se janë gjobitur me 86 mijë euro, por një hetim nuk do të hapet për këngët raciste të Lazios.
Sipas mediumit të njohur ANSA, Milani dhe të dy lojtarët kanë pranuar dënimin e kërkuar nga prokurorët.
Gjoba ka të bëjë me festën e mesfushorëve të Milanit, të cilët mbajtën fanellën e Francesco Acerbit sikurse një trofe pas fitores 1-0 të Rossonerëve kundër Lazios fundjavën e kaluar.
Në anën tjetër, agjencia e lajmeve pretendon se nuk do të ketë asnjë gjobë për tifozët e Lazios të cilët mendohet se kënduan kore racore në emër të francezit gjatë fitores së tyre 2-0 ndaj Udineses të mërkurën.
Ndryshe, Milani dhe Lazio do të vazhdojnë luftën e tyre për pozitën e katërt e cila i dërgon në Ligën e Kampionëve, me Rossonerët që gjendet në këtë pozitë me 55 pikë, ndërsa kryeqytetasit të shtatit me 52 pikë. /Telegrafi/