Anxhelina Hadërgjonaj është një prej femrave më seksi shqiptare.
Ajo po vazhdon të krijoj karrierë prej modeleje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundi, këngëtarja ka qëndruar përpara aparatit të fotografit shqiptar, Fadil Berisha, i cili njihet për bashkëpunimet me modelet më të famshme botërore duke përfshirë edhe bukuroshet shqiptare, transmeton Telegrafi.
Vajza e Albëries shihet tejet seksi në bikini teksa merr poza të nxehta, të cilat i ka publikuar edhe në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Anxhelina javë më parë është parë në krahët e këngëtarit amerikan, Usher. /Telegrafi/